Ndërlidhjet

Ukraina refuzon propozimet ruse për paqe


Kryeministri ukrainas, Arseny Yatsenyuk
Kryeministri ukrainas, Arseny Yatsenyuk

Kryeministri ukrainas, Arseny Yatsenyuk ka hedhur poshtë propozimet ruse për paqe me Ukrainën. Ai ka thënë se Rusia po përpiqet që të mashtrojë Perëndimin në prag të samitit të NATO-s në Uells dhe për të shmangur sanksionet e reja kundër Moskës.

Yatsenyuk po ashtu ka thënë sot se Ukraina është duke përforcuar kufirin e saj me Rusinë, dhe se po kërkojnë një status të veçantë për partner me NATO-n.

Separatistët pro-rusë po luftojnë kundër qeverisë së Ukrainës nga muaji prill i këtij viti.

Kievi dhe Perëndimi po e akuzojnë Rusinë që po dërgon trupa dhe armë në mbështetje të rebelëve, diçka që Moska e ka mohuar.

Deklaratat e kryeministrit vijnë të njëjtën ditë, kur presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai dhe homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko janë shumë afër arritjes së një marrëveshje paqeje.

XS
SM
MD
LG