Ndërlidhjet

NATO kërkon zhbllokimin e çështjes presidenciale në Afganistan


Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u ka bërë thirrje kandidatëve rivalë të Afganistanit, që të zgjidhin mosmarrëveshjet zgjedhore, si pasojë e të cilave është vonuar përurimi i presidentit të ri.

Afganistani pritet të nënshkruajë një marrëveshje të sigurisë, përmes së cilës ajo lejon aleancën që të dërgojë një mision të trajnimit në Afganistan pasi që të tërhiqen forcat e NATO-s, prej aty.

Rasmussen, duke folur në samitin e NATO-s, sot në Uells tw Britanisë ka thënë se ai pret që dokumentet e kësaj marrëveshjeje të nënshkruhen deri më 1 Janar 2015, atëherë kur planifikohet të tërhiqen forcat nga Afganistani.

“Por sigurisht, ne inkurajojmë kandidatët presidencial që të kompletojnë procesin zgjedhor sa më parë që është e mundur në mënyrë që të ketë marrëveshje të miratuar nga të dy palët’, tha Rassmusen.

Dy kandidatë për president në Afganistan, Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani kanë shpallur fitorën e tyre në raundin e 14 qershorit.

XS
SM
MD
LG