Ndërlidhjet

Ukrainë: Përkundër armëpushimit, ka pasur të shtëna


Pamje e tymit të zi mbi Donjeck para disa ditësh
Pamje e tymit të zi mbi Donjeck para disa ditësh

Përkundër armëpushimit, sot janë dëgjuar të shtëna të vazhdueshme afër Donjeckut, në pjesën lindore të Ukrainës, dhe është parë tym i zi. Kjo i ka rritur shqetësimet se armëpushimi, i filluar para dy ditësh, është afër shkatërrimit.

Predhat kishin ardhur nga një hapësir afër aeroportit të Donjeckut, që ishte nën kontrollin e forcave qeveritare, por që është sulmuar rregullisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia, prej muajit maj.

Gjatë natës, në qytetin port, Mariupol, në Detin Azov, ka pasur, po ashtu, shkelje serioze të armëpushimit, kur forcat qeveritare ishin sulmuar me artileri dhe raketa.

Mbrëmë, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike, thanë se armëpushimi, në masë të madhe po respektohej, por dukej i ndjeshëm.

XS
SM
MD
LG