Ndërlidhjet

SHBA: Sulme ajrore kundër militantëve afër pendës Haditha


Aeroplanët luftarakë amerikanë në nisje të aksioneve
Aeroplanët luftarakë amerikanë në nisje të aksioneve

Pentagoni thotë se sot kanë filluar sulmet ajrore afër pendës strategjike, Haditha në Irak, që ishte nën kërcënimin e militantëve të Shtetit Islamik, prej muajit qershor.

Mëtutje, Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar se sulmet ishin lansuar me kërkesën e qeverisë së Irakut, në mënyrë që “të parandalohen terroristët që mëtutje t’i kërcënojnë” forcat e sigurisë së Irakut, që aktualisht e kanë nën kontroll këtë pendë, ku gjendet hidrocentrali më i madh për prodhimin e rrymës elektrike në këtë vend.

Sulmet e sotme ajrore amerikane paraqesin hapje të një fronti të ri në ofensivën kundr militantëve, meqë sulmet e mëparshme ishin të fokusuara në caqet e militantëve në pjesën veriore të Irakut.

XS
SM
MD
LG