Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit mbetet në spital


Presidenti i Iranit në vizitë te lideri suprem.
Presidenti i Iranit në vizitë te lideri suprem.

Televizioni shtetëror i Iranit ka njoftuar se udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ka operuar me sukses prostatën.

Alireza Marandi, udhëheqës i ekipit mjekësor të Khameneit, ka thënë se operacioni është bërë në Teheran.

Ai ka thënë se lideri suprem do të mbetet në spital për disa ditë.

Khamenei, 75 vjeç, ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore në Iran dhe është udhëheqës i lartë i këtij vendi qysh në vitin 1989.

Para se të operohej, ai i ka thënë televizionit shtetëror se nuk ka arsye për shqetësim, por ka kërkuar nga populli që të lutet për të.

Analistët thonë se komentet zyrtare dhe raportet e mediave shtetërore për shëndetin e liderit suprem janë jashtëzakonisht të rralla.

XS
SM
MD
LG