Rebelët e grupit islamik në Somali, Al Shabab, kanë shprehur besnikërinë e tyre për udhëheqësin e ri dhe kanë riafirmuar aleancën me Al Kaidën.
Grupi ka zgjedhur udhëheqës të ri, Ahmed Umar Abu Ubaida.
Paraardhësi i tij, Ahmed Godane, është vrarë më 1 shtator nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara.
Grupi Al Shabab përpiqet të imponojë Ligjin e Sheriatit në Somali.
Ai ka humbur kontrollin e kryeqytetit Mogadishu, në luftë me forcat afrikane në vitin 2011.