Ndërlidhjet

Al-Tayyeb: Militantët e IS janë kriminelë dhe shkatërrues të botës Arabe


Al-Azhar
Al-Azhar

Kreu i Al-Azhar në Egjipt, vend ku mësohet Islami sunitë, i ka quajtur militantët e Shtetit Islamik ‘kriminelë’ që i shërbejnë ‘Zionistëve’ me qëllim të shkatërrimit të botës Arabe.

Sheikh Ahmet al-Tayyeb ka thënë sot në Kairo se militantët e Shtetit Islamik po i japin botës një mesazh alarmues dhe njollues për muslimanët.

Më së paku 10 persona kanë vdekur sot në Bagdad, nga një sulm vetëvrasës i zbatuar prej militantëve të Shtetit Islamik.

Ndërsa policia ka njoftuar se shpërthimi ka plagosur edhe 30 njerëz të tjerë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka thënë se do të mbajë një fjalim më 10 shtator, lidhur me një strategji që ka për qëllim të luftojë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG