Ndërlidhjet

Cloney dhe Alamuddin martohen në Lagon të Italisë


George Clooney
George Clooney

Aktori, George Clooney ka thënë se do të martohet me të fejuarën e tij, në një prej vendeve më romantike.

Clooney ka treguar se ai do të martohet me avokatën për të drejtat e njeriut Amal Alamuddin në qytetin Lagon, pas dy javësh.

Zëdhënësi i tij, Stan Rosenfield, ka thënë se Clonney ka treguar për vendin por jo edhe për datën e saktë se kur do të mbahet dasma.
Clonney, i cili është pronar i një vile në veri të Italisë, shpeshherë ka frekuentuar festivalet e filmit ne Venecia.

Clooney, 53 vjeçar, dhe Alamuddin, 36 vjeçare, kanë njoftuar muajin e kaluar se do të martohen jashtë vendit, në Itali.

Kjo është martesa e dytë për Clooney, ndërsa e para për Alamuddin.

XS
SM
MD
LG