Ndërlidhjet

Sllovekia shtyn planin për sanksione ndaj Rusisë


Flamuri i Sllovakisë
Flamuri i Sllovakisë

Bashkimi Evropian ka vonuar procedurat për të nisur implementimi i sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të rolit të tij në konfliktin në Ukrainë, për çka janë takuar sot ambasadorët e BE-së.

Ratifikimi i sanksioneve do të miratohej sot, nëse në mesin e anëtarëve të BE-së nuk do të kishte kundërshtime.

Por afati për këtë është shtyrë për shkak se një pjesëtarë i BE-së, ka kundërshtuar planin.

Një burim i BE-së ka thënë për Radio Evropën e Lirë se Sllovakia ishte ajo që ka kundërshtuar planin, por vet ky vend e ka mohuar një gjë të tillë.

Në mëngjes sot, diplomatë të BE-së kanë thënë se propozimi për sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshinë ndalimin e kredive dhe financimin nga vendet e BE-së për firmat e mëdha ruse të energjisë, duke përfshirë firmat, Rosneft, Transneft dhe Gazprom Neft.

Për këto sanksione liderët e BE-së, kanë vendosur më 5 shtator.

XS
SM
MD
LG