Ndërlidhjet

BE: Formalisht miratohen më tepër sanksione kundër Rusisë


Herman Van Rompuy
Herman Van Rompuy

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, thotë se Bashkimi Evropian formalisht i ka miratuar sanksionet e reja kundër Rusisë lidhur me Ukrainën, të cilat do të hyjnë në fuqi gjatë disa ditëve të ardhshme.

Nëpërmjet një deklarate të mbrëmshme ai theksoi se pakoja e sanksioneve, e cila i thellon masat e shënjestruara të shpallura në muajin korrik, ishte miratuar me procedurë të shkruar.

Van Rompuy thotë se fuqizimi i kësaj vale të re të sanksioneve “do të ndodhë gjatë pak ditëve të ardhshme”, me publikimin në gazetën zyrtare të BE-së, në mënyrë që të lejohet më tepër kohë për vlerësimin e implementimit të armëpushimit të arritur më 5 shtator, ndërmjet Kievit dhe separatistëve prorusë.

XS
SM
MD
LG