Ndërlidhjet

14 të lënduar nga shpërthimi në Kili


Vendi ku ka shperthyer bomba, në Santiago
Vendi ku ka shperthyer bomba, në Santiago

Qeveria e Kilit, ka fajësuar terroristët për vendosjën e një bombe në afërsi të një stacioni të metrosë në Santiago, shpërthimi i së cilës ka plagosur të paktën 14 njerëz.

Bomba shpërtheu më 8 shtator në stacionin Militar rreth mesditës.

Zëdhënësi i qeverisë, Alvaro Elizalde, ka thënë se ‘të gjitha shenjat tregojnë se akti është kryer nga terroristët”.

Por, zyrtarët nuk kanë përmendur emrin e ndonjë grupi dyshues që ka kryer sulmin.

Presidenti, Michele Bachelet i ka quajtur sulmuesit ‘qyqarë’ që kanë pasur për qëllim të lëndojnë njerëzit, dhe të vrasin të pafajshëm”.

Më së paku 29 bomba janë gjetur në Santiago këtë vit.

XS
SM
MD
LG