Ndërlidhjet

Prania e CO2, nivele rekorde në atmosferë


Ilustrim
Ilustrim

Prania e dioksid-karbonit (CO2) në atmosferë ka arritur nivele rekorde në vitin 2013.

Organizata Botërore Meteorologjike ka thënë se përqendrimi i këtij elementi në atmosferë midis vitit 2012 dhe 2013 është rritur me ritmin më të shpejtë që nga viti 1984.

Organizat thotë se një gjë e tillë shton nevojën për një traktat global për klimën.

Megjithatë, temperaturat mesatare globale nuk janë rritur së bashku me praninë e dioksid-karbonit, duke shtuar shumë zëra që pretendojnë se ngrohja globale ka ndaluar përkohësisht.

XS
SM
MD
LG