Ndërlidhjet

Rusia kërkon bisedime, për statusin e Ukrainës


Sergei Lavror
Sergei Lavror

Ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov ka kërkuar që sa më parë të nisin bisedimet për statusin e Ukrainës lindore, aty ku separatisët pro-rusë po zhvillojnë një ofenzivë rebeluese.

Lavrov, ka akuzuar sot Kievin për përgatitje të sulmeve kundër rebelëve, përkundër arritjës së armëpushimit.

Separatistët po kërkojnë pavarësi nga Donetsku lindor dhe rajonet e Luhanskut, ku ata e kanë shpallur të ashtuquajturën ‘republika e popullit’.

Qeveria ukrainase u ka premtuar se do t’iu ofrojë një autonomi në pjesët ky kryesisht flitet gjuha ruse, por jo pavarësi.

Një marrëveshje, me 12 pika në të, e nënshkruar në Minsk të Bjellorusisë, më 5 shtator, thërret për decentralizim të fuqive, por ajo nuk e sqaron se çfarë statusi special duhet të ketë rajoni i Donetskut dhe Luhanskut.

Bisedimet në Minsk, kanë përfshirë përfaqësues të Ukrainës dhe separatisë, po ashtu edhe përfaqësues rusë dhe nga Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

Një marrëveshje për armëpushim, arritur më 5 shtatir, duket se nuk do të mbahet, pasi të dyja palët raportojnë për shkelje të saj.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko ka njoftuar sot, se 5 ushtarë ukrainas janë vrarë, prej se është arritur armëpushimi.

Lysenko po ashtu ka treguar se separatistët kanë liruar deri më tani 648 të burgosur, si rezultat i marrëveshjes për armëpushim.

XS
SM
MD
LG