Ndërlidhjet

4 punëtorë shëndetësorë, infektohen me Ebola


Punëtorë shëndetësorë, duke bartur pajisje për Ebolen
Punëtorë shëndetësorë, duke bartur pajisje për Ebolen

Në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), 4 punëtorë shëndetësorë, që po punojnë me raste të Ebolës, janë infektuar vetë me këtë sëmundje.

Të katërtit janë dërguar në spitalin e shtetit, sot, rreth orës 10 të mëngjesit.

Dy punëtorë të tjerë amerikanë, janë trajtuar në Emory. Në krahasim me numrin e më hershëm të të infektuarve, kampi i spitalit është shumë më i qetë.

Zyrtarë të spitalit nuk japin detaje për gjendjen e pacientëve, por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se një mjek që ka punuar me raste të Ebolës, në Sierra Leone është infektuar po ashtu dhe tashmë është evakuuar.

XS
SM
MD
LG