Ndërlidhjet

Ebola vret 2,296 persona


Margaret Chan, drejtoreshë e OBSH-së
Margaret Chan, drejtoreshë e OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lajmëruar se sëmundja e Ebolës ka vrarë më së paku 2,296 persona, ndërsa ka prekur 4,293 raste.

OBSH, para një dite ka lajmëruar se sëmundja po shpërndahet me të madhe në Liberi.

Vetëm në këtë vend, nga kjo sëmundje kanë vdekur 1,089 persona, ndërsa janë infektuar 1,871 të tjerë.

Të infektuar me Ebola, janë edhe punëtorët shëndetësorë që po ndihmojnë me rastet.

Sot, në Atlanta të SHBA-së, janë dërguar 4 punëtorë shëndetësorë të infektuar me këtë sëmundje.

Vendet e goditura më së keqi nga Ebola, janë: Liberia, Siera Leone dhe Guinea.

XS
SM
MD
LG