Ndërlidhjet

Mbi 700,000 të zhvendosur nga përmbytjet në Pakistan


Lahore, Pakistan
Lahore, Pakistan

Përmbytjet në Pakistan kanë detyruar evakuimin e mbi 700,000 banorëve nga shtëpitë e tyre.

Rajoni më i goditur është provinca Punxhab.

Autoritetet kanë njoftuar për mbi 440 njerëz të vdekur në Pakistan dhe në Kashmir, pjesën e administruar nga India, si pasojë e përmbytjeve më të rënda në 50 vjet.

Në Lahore të Pakistanit, të martën është shembur kulmi i një xhamie duke vrarë 24 besimtarë.

XS
SM
MD
LG