Ndërlidhjet

Një i vrarë nga sulmi kundër ekipit të poliomelitit


Ilustrim
Ilustrim

Persona të armatosur kanë vrarë një anëtar të policisë finsore, që i bënte roje ekipit për vaksinim kundër poliomelitit në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët kanë thënë se sulmi ka ndodhur në Bajaur, një zonë fisnore në kufi me Afganistanin, ku poliomeliti është problem serioz.

Përgjegjësinë për sulmin nuk a ka marrë asnjë grup, por talibanët pakistanezë kanë sulmuar punëtorë shëndetësorë në të kaluarën, duke thënë se programi i vaksinimit është mbulesë për spiunazh.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, 58 njerëz janë vrarë nga sulmet e militantëve kundër ekipeve të vaksinimit në Pakistan, qysh në fund të vitit 2012.

Pakistani, së bashku me Afganistanin dhe Nigerinë, janë tre vendet e vetme në botë ku poliomeliti vazhdon të jetë endemik.

Pakistani ka regjistruar afro 120 raste me poliomelit këtë vit.

XS
SM
MD
LG