Ndërlidhjet

Cameron “lut” skocezët që të mos ndahen


Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron, u ka bërë thirrje skocezëve që të mos ndahen nga Britania.

Cameron ka folur në Edinburg të Skocisë, në prag të referendumit të 18 shtatorit për pavarësi.

“Do të më thyhet zemra nëse kjo familje e kombeve, që ne e kemi bashkuar, ndahet”, ka thënë Cameron.

Ai i ka paralajmëruar skocezët se vota për shkëputje do të jetë e pakthyeshme, duke thënë se “ky është një vendim jo për pesë vjetët e ardhshëm, por për shekullin e ardhshëm”.

Disa sondazhe të opinionit, të realizuara në javët e fundit, kanë treguar rritje të mbështetjes për pavarësinë e Skocisë.

XS
SM
MD
LG