Ndërlidhjet

Nis punimet samiti i Organizatës së Shangait


Taxhikistan
Taxhikistan

Organizata për Bashkëpunim e Shangait ka hapur samitin dyditor në Dushanbe të Taxhikistanit.

Presidentët e vendeve anëtare, Kinës, Rusisë, Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, ndjekin takimin, i cili vjen në kohën kur Kremlini, krahas krizës në Ukrainë, ka mprehur fokusin e tij edhe në Azi.

Liderët e Iranit dhe Mongolisë ndodhen po ashtu në Dushanbe dhe do të mbajnë takime në margjina të samitit, pasi këto dy vende, së bashku me Pakistanin, Indinë dhe Afganistanin, kanë status të vëzhguesit në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait.

Agjenda e këtij viti pritet të ketë në fokus sigurinë rajonale, pas tërheqjes së NATO-s nga Afganistani në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG