Ndërlidhjet

Putin ndez qiri për “mbrojtësit e Rusisë së Re”


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka ndezur një qiri në kishë për të nderuar të gjithë ata që luftojnë trupat qeveritare në Ukrainë.

Duke folur jashtë kishës në Moskë, Putin ka përdorur termin politik “Novorossia” (Rusia e Re) për t’iu referuar rajoneve juglindore të Ukrainës.

“Kam ndezur një qiri për të gjithë ata që janë plagosur dhe kanë dhënë jetën e tyre duke mbrojtur popullin në Novorossia”, ka thënë Putin.

Kievi dhe NATO-ja thonë se Rusia ka dërguar mijëra ushtarë në lindje të Ukrainës, ku separatistët mbajnë kontrollin e dy rajoneve.

Më 5 shtator, rebelët dhe përfaqësuesit e Qeverisë në Kiev kanë nënshkruar marrëveshje për armëpushim.

Rusia mohon çdo përfshirje në konfliktin e Ukrainës.

Novorossia është një term i epokës cariste për një rrip të gjerë të tokës që përfshin pjesën më të madhe të Ukrainës lindore dhe jugore.

Përdorimi nga Putini i këtij termi ka rritur shqetësimet se Kremlini mund të ketë plane për këtë territor.

XS
SM
MD
LG