Ndërlidhjet

Rusia e akuzon zyrtarin e Estonisë për spiunazh


Ndërtesa e Shërbimeve Inteligjente të Estonisë
Ndërtesa e Shërbimeve Inteligjente të Estonisë

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Estonisë, Eston Kohver, i arrestuar nga shërbimet ruse, thuhet se akuzohet për spiunazh.

Avokati i Kohver, Nikolai Polozov, tha më 11 shtator se klienti i tij përballet me një dënim prej 20 vjet burg.

Rusia thotë Kohver është zënë brenda Rusisë më 5 shtator, por zyrtarët estonezë thonë se ai është zënë pranë kufirit dhe është dërguar në Rusi. Estonia thotë se grupi i rusëve të cilët rrëmbyen Kohver, kanë përdorur një granatë tymi dhe radio komunikimi.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, e ka quajtur rastin ‘shumë shqetësues’ dhe ka thirrur ambasadorin rus në Talin, Yury Merzlakov, për të dhënë sqarime.

Departamenti i Shtetit amerikanë, ka thënë me 9 shtator se Rusia duhet të kthejë Kohver, menjëherë dhe në mënyrë të sigurt, në Estoni.

XS
SM
MD
LG