Ndërlidhjet

Sulm terrorist në Irak, vriten 17 persona


Pas shpërthimit të bombës në Irak
Pas shpërthimit të bombës në Irak

Në tre qytete shiite në jug të Bagdadit, kanë shpërthyer bomba, ndërsa një shpërthim tjetër ka ndodhur në kryeqytet, të gjitha të njëjtën ditë më 11 shtator, me ç’rast kanë humbur jetën 17 persona, kanë njoftuar zyrtarë irakianë.

Zyrtarët e policisë thanë se një makinë bombë shpërtheu në një rrugë tregtare në qytetin shiit të Divaniah, duke vrarë 6 vetë dhe duke plagosur 16.

Një makinë tjetër me bombë ka shpërthyer afër një autobusi në qytetin shiit Karbala, ku janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur 12 të tjerë.

Makina e tretë me bombë ka shpërthyer afër një restorani në Najaf, ku janë vrarë 5 persona dhe 12 të tjerë po ashtu janë plagosur.

Pak më vonë ,të njëjtën ditë, më 11 shtator një tjetër bombë ka shpërthyer po ashtu afër një restorani në pjesën ku jetojnë shiit në Bagdad, ku janë vrarë 3 persona dhe 14 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët irakianë, thonë se sulmuesit janë Sunni, të cilët ka kohë që kanë synim sulmet ndaj pjesëve ku janë shiitët.

Në qershor ekstremistët e grupit sunni që e quajnë vehtën “Shteti Islamik’, kanë pushtuar territore të mëdha në veri dhe përëndim të Irakut.

XS
SM
MD
LG