Ndërlidhjet

Franca e gatshme të luftojë IS


Presidenti, Francois Hollande
Presidenti, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande ka thënë sot se vendi i tij është i gatshëm që të ofrojë dhe shtojë ‘asistencën ushtarake’ në Irak për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Hollande e ka bërë këtë deklaratë, pas takimit që ka zhvilluar sot me kryeministrin e Bagdadit, Haidar al-Abadi.

I pyetur nëse Franca do të përfshihet në sulme ajrore ndaj Irakut, Hollande ka thënë se ‘vendimin do ta marrim me kohë’.

Franca ka shpërndarë armë dhe pajisje humanitare në Irak.

Në një konferencë që ka zhvilluar me presidentin e Irakut, Fuad Masum, Holland ka thënë se konferenca e 15 shtatorit në Paris, ka për qëllim që të ‘koordinojë punët, të mbështesë dhe të përpilojë aksione të përbashkëta kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak”.

XS
SM
MD
LG