Ndërlidhjet

SHBA ofron 500 milionë dollarë ndihma për të prekurit nga lufta në Siri


John Kerry
John Kerry

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, ka njoftuar sot se qeveria amerikane do të ofrojë një paketë shtesë me ndihma prej 500 milionë dollarësh, për personat e prekur nga lufta civile në Siri.

Këtë njoftim, Kerry e bëri gjatë takimit të tij të sotëm në Turqi.

Sekretari Kerry, ka nisur një vizitë disa ditëshe në përpjekje për të formuar një koalicion ndërkombëtar në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Një ditë më parë ai ishte në Shtetet Arabe, ku morri përkrahjen e 10 prej tyre, që të luftojnë së bashku IS.

Ndryshe, siq ka treguar Kerry, mbi 250 milionë ndihma do të përdoren për refugjatët sirianë që janë strehuar në vendet fqinje. Shuma tjetër do të përdoret për civilët e zhvendosur brenda Sirisë.

XS
SM
MD
LG