Ndërlidhjet

SHBA-të, miratojnë sanksione të reja ndaj Rusisë


Presidenti, Barack Obama
Presidenti, Barack Obama

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar për raundin e ri të sanksioneve, që kanë për qëllim të dënojnë Rusinë, për rolin e saj në krizën e Ukrainës lindore. Sanksionet përfshijnë, mbrojtjën, energjinë dhe sektorët e bankave.

Departamenti i Thesarit ka thënë sot më 12 shtator se banka private Sberbank është në listën e bankave që i nënshtrohen kufizimit të financimit.

Ajo gjithashtu e ndalon eksportimin e mallrave, shërbimeve për teknologji, e projekte të tjera, disa prej tyre projekte në det të hapur, për pesë firma ruse.

Ndërsa pesë firmave shtetërore për teknologji të mbrojtjës, u janë bllokuar asetet.

SHBA-të e kanë bërë këtë lajmërim, pasi që Bashkimi Evropian ka shtrënguar sanksionet ndaj Rusisë.

XS
SM
MD
LG