Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ofruar ndihmë aleancës botërore për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS).
Thaçi ka thënë se edhe Kosova është pjesë e kësaj aleance që po krijohet për ta luftuar “një të keqe të madhe”.
“Presidenti Obama shpalosi planin per shkatërrimin e terroristëve të IS që nënkupton veprime kundër pjesëtarëve të këtij grupi, por edhe ndihmë humanitare popullatës në Irak dhe Siri. Kosova është pjesë e kësaj aleance botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon në një paketë masash që parandalon shkuarjen e luftëtarëve nga Kosova, veprime ekonomike në krijim të vendeve të reja të punës dhe reforma në arsim.