Ndërlidhjet

OBSH: Mbi 2,400 të vdekur nga Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, ka bërë të ditur se mbi 2,400 njerëz kanë humbur jetën në Afrikën perëndimore, si pasojë e shpërthimit të virusit Ebola qysh në muajin mars.

Ajo i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dërgojë personel dhe ndihmë mjekësore në vendet më të prekura: Guine, Siera Leone dhe Liberi.

Ebola transmetohet përmes gjakut, djersës dhe të vjellave të të sëmurëve.

XS
SM
MD
LG