Ndërlidhjet

Kanada: Politikani kundërthënës Ford tërhiqet nga gara


Rob Ford
Rob Ford

Prefekti i Torontos në Kanada, Rob Ford, është tërhequr nga zgjedhjet, pasi është diagnostikuar me tumor, por vëllau i tij më i madh është hedhur në garë.

Zoti Ford u bë i njohur në gjithë botën kur janë publikuar videot, në të cilat shihej duke thithur kokainë, ndërsa qartas dukej i dehur.

Ai kishte refuzuar të largohej nga posti i tij dhe të kërkoj trajtim, duke thënë se do të mbetet në zyre dhe përsëri do të kandidoj në zgjedhjet, që mbahen në fund të muajit tetor.

Por, mbrëmë ai shpalli se tërhiqet nga gara dhe ka treguar se ka tumor në bark.

Por, disa minuta para se të kalonte afati, ai e solli të vëllanë, Doug Ford, për të garuar për vendin e tij në zgjedhjet e tetorit.

XS
SM
MD
LG