Një koalicion i partive të qendrës së majtë ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Suedi, por, megjithatë, nuk ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare.
Social-Demokratët dhe dy parti të tjera opozitare, Të Gjelbrit dhe E Majta, kanë marrë mbi 43 për qind të votave kundrejt koalicionit të kryeministrit Fredrik Reinfeldt me 39 për qind.
Rezultati i zgjedhjeve të së dielës shënon fundin e epokës tetëvjeçare të shkurtimit të taksave dhe të politikave pro-tregut, që ka ndërmarrë Reinfeldt.
Ky i fundit ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i liderit të partisë konservatore.
Shumë suedezë kanë besuar se shkurtimet e taksave kanë dëmtuar sistemin e mirëqenies në vend.