Ndërlidhjet

HRW: Dhunë në jetimoret ruse


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka nxjerrë në pah se afro 30 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Rusi, jetojnë në jetimore, ku përballen me dhunë dhe neglizhim.

Në raportin e titulluar “Të brakstisur nga shteti”, thuhet se institucionalizimi i këtyre fëmijëve dhe keqtrajtimi kërcënojnë mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.

Organziata me seli në SHBA ka intervistuar 200 fëmijë, anëtarë të familjeve, avokatë dhe punonjës të jetimoreve.

Autori i raportit, Andrea Mazzarino, ka thënë se shumë fëmijë janë larguar pa nevojë nga familjet, pasi janë bindur nga mjekët se ato janë të paafta që të kujdesen në mënyrë adekuate për pasardhësit e tyre.

XS
SM
MD
LG