Ndërlidhjet

Qeveritë presion mbi Google për t’iu nxjerr informacione


Ilustrim
Ilustrim

Udhëheqës të Google Inc, kanë deklaruar se janë duke u përballur me një presion të shtuar, nga qeveritë gjithandej botës, të cilët po kërkojnë që t’iu zbulojnë të dhëna nga përdoruesit në kanë të bëjnë me hetimet kriminale, në programet e tyre të vazhdueshme për mbikqyrjen kombëtare.

Në gjysmën e parë të këtij viti, numri i kërkesave është rritur për 15 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa për 5 vitet e fundit, numri i kërkesave të qeverisë për nxjerrje të informacioneve është rritur për 150 përqind, ka njoftuar kompania Google, në raportin e saj vjetor që ka nxjerr të hënën.

Sa i përket kërkesave ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato janë rritur për 19 përqind në 6 mujorin e parë të këtij viti, kurse në krahasim me vitin 2009 ato janë trefishuar, tregon raporti.

XS
SM
MD
LG