Ndërlidhjet

BE - Ukrainë: U ratifikua Marrëveshja për Asocim


Presidenti Petro Poroshenko u tregon deputetëve në parlament Marrëveshjen për Asocim me BE-në
Presidenti Petro Poroshenko u tregon deputetëve në parlament Marrëveshjen për Asocim me BE-në

Parlamenti Evropian dhe ai i Ukrainës e kanë ratifikuar Marrëveshjen për Asocim, me të cilën forcohen lidhjet politike dhe ekonomike të Kievit me Brukselin.

Ratifikimi u bë sot në mënyrë simultane në sesionet e parlamenteve në Strasburg dhe Kiev.

Presidenti i Urakinës, Petro Poroshenko, duke folur para deputetëve të Parlamentit të Ukrainës, tha se kjo marrëvehje është “hapi i parë dhe i rëndësishëm” kah Bashkimi Evropian.

Refuzimi për ta nënshkruar marrëveshjen e tillë, vitin e kaluar, nga ana e presidentit të atëherëshëm, Viktor Yanukovich, ka çuar në përmbysjen e tij, pas protestave të gjata në kryeqytetin Kiev.

Pas kësaj, kanë ndodhur zhvillime të ndërlidhura zinxhirore, përfshirë edhe aneksimin e Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë, dhe kryengritjen e armatosur të separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG