Ndërlidhjet

Kabayeva, për të cilën flitej se ishte dashnore e Putinit, në post të ri


Putin duke u buzëqeshur afër gjimnastes Kabayeva në një pritje më 4 nëntor 2004
Putin duke u buzëqeshur afër gjimnastes Kabayeva në një pritje më 4 nëntor 2004

Gjimnastja e njohur ruse, Alina Kabayeva, e cila i kishte hedhur poshtë thashethemet se është dashnore e presidentit, Vladimir Putin, do ta kryesoj bordin e një grupi të mediave që e mbështet presidencës ruse.

Grupi Kombëtar Medial i Rusisë ka njoftuar mbrëmë se Alina Kabayeva, e ka praanuar ofertën për ta kryesuar bordin e drejtorëve.

Në këtë grupim përfshihen edhe pjesë të Kanalit të parë televiziv, që udhëhiqet nga shteti, dhe shumica e aksioneve në të përditshmne Izvestia, që paraqet platformë për kritika kundër perëndimit.

Grupi medial është nën kontrollin e magnatit, Yuri Kovalchuk, i cili është i përfshirë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, meqë Departamenti amerikan i thesarit thotë se ai e ka rolin e “bankierit personal” të zyrtarëve të lartë rusë, përfshirë Vladimir Putinin.

Alina Kabayeva, 31 vjeçare, në vitin 2004 e ka fituar medaljen e artë olimpike në gjimnastikë ritmike.

Raportet për marrëdhëniet romantike të saj me Putinin, kanë vazhduar për shumë vite, megjithqë kjo lidhje është hedhur poshtë ose ka pasur përgjigjenë stilin “no comment” nga ajo dhe Kremlini.

Vladimir Putini dhe bashkëshorja e tij Lyudmila, janë shkurorëzuar më herët këtë vit.

XS
SM
MD
LG