Ndërlidhjet

BE: Rrjedha e Jugut vetëm me ligje të BE-së


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk do të bllokojë ndërtimin e tubacionit Rrjedha e Jugut në Serbi, por ka theksuar se ai mund të nisë dërgimin e gazit rus në vendet e BE-së vetëm kur të jetë në përputhje me ligjet evropiane.

Këto komente janë bërë sot në Bruksel nga Marlene Holzner, zëdhënëse e komisionarit për energji të BE-së, Gunther Oettinger.

Ajo ka thënë se Brukseli nuk mund të ndalojë ndërtimin në Serbi, siç ka bërë me Bullgarinë, sepse Serbia nuk është pjesë e BE-së.

Komisioni Evropian ka thënë se gjiganti rus i gazit Gazprom shkel ligjet e BE-së me planet që nuk u lejojnë prodhuesve të tjerë të gazit qasje në Rrjedhën e Jugut.

Peter Stano, zëdhënës i komisionarit për zgjerim të BE-së, Stefan Fuele, ka thënë se Rrjedha e Jugut mund të dëmtojë përpjekjet e Serbisë për t’iu bashkuar BE-së, sepse të gjitha çështjet që lidhen me energjinë, duhet të jenë në përputhje me standardet e BE-së.

XS
SM
MD
LG