Ndërlidhjet

Fuqitë botërore nisin negociatat me Iranin për armët bërthamore


Flamuri amerikan dhe ai Iran
Flamuri amerikan dhe ai Iran

Sot fillojnë negociatat mes Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Iranit, që kjo e fundit të frenoj programet bërthamore të Republikës Islame.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë kanë angazhuar zëvendëssekretarin amerikan, William Burns dhe nënsekretarin për Politika të Jashtme, Wendy Sherman për të udhëhequr delegacionin, të cilët paraprakisht do të takohen me zyrtarë të Iranit.

“Pas këtyre takimeve bilaterale, nënsekretari Sherman do të marrë pjesë në negociata gjithëpërfshirëse bërthamore me Iranin dhe BAshkimit Evropian që fillojnë me 18 shtator”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit amerikan.

Palët po bëjnë përpjekje që të arrijnë një marrëveshje, e cila siguron se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore.

Marrëveshja po ashtu do të lehtësonte sanksionet e Perëndimit kundër Teheranit.
Palët kanë arritur një marrëveshje të përkohshme vitin e kaluar dhe kanë caktuar datën 24 nëntor si afat për marrëveshjen e përhershme.

Janë gjashtë fuqi botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, që po kërkojnë frenimin e programit bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG