Ndërlidhjet

Militantët e IS-it e publikuan videon me britanikun e rrëmbyer


Kjo fotografi e autorit John Cantlie, i cili është rrëmbyer në Siri, e paraqet një kryengritës duke shtënë kundër forcave qeveritare
Kjo fotografi e autorit John Cantlie, i cili është rrëmbyer në Siri, e paraqet një kryengritës duke shtënë kundër forcave qeveritare

Një video e re është publikuar në Internet, në të cilën shihet një person britanik, që mendohet se mbahet i rrëmbyer nga militantë e Shtetit Islamik.

Në këtë video, ky person thotë se ai planifikon të zbuloj një varg të asaj që ai thotë se janë programe “të vërteta” për grupin xhihadist, i cili ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri.

Ky person , të cilin agjencia AFP e ka identifikuar si fotoreporter i lirë, John Cantlie, thotë se ai dhe të tjerët, janë braktisur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë, dhe e ka shtruar pyetjen se përse ato janë aq të etshme për tu involvuar në një luftë tjetër.

Dukej se nuk kishte kërcënim të menjëhershëm për jetën e këtij personi dhe asnjë militantë i Shtetit Islamik nuk është paraqitur në video.

John Cantlie është zënë në Siri, në nëntor të vitit 2012.

Deri tash, militantët e Shtetit Islamik i kanë vrarë tre të rrëmbyer, një britanik dhe dy amerikanë, dhe janë kërcënuar se do ta vrasin edhe një tjetër person britanik të rrëmbyer.

XS
SM
MD
LG