Ndërlidhjet

Skocia i tha “Jo” pavarësisë nga Britania


Fletëvotimet në referendumin e pavarësisë në Skoci
Fletëvotimet në referendumin e pavarësisë në Skoci

Rezultatet e votimeve në referendumin në Skoci, tregojnë se shumica kanë votuar kundër pavarësisë nga Britania e Madhe.

Pas numërimit të pjesës më të madhe të fletë-votimeve, 55% janë deklaruar kundë pavarësisë së Skocisë, ndërsa 45% për pavarësi.

Pjesëmarrja në votime ishte tejet e lartë, pasi kanë votuar 85% e njerëzve që ishin në listat e votimit.

Disfatën e ka pranuar edhe ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond, i cili ishte udhëheqës i fushatës për pavarësi të Skocisë.

“Me shumicë, Skocia ka vendosur për jo, në këtë shkallë, për t'u bërë vend i pavarur".

"Unë e pranoj vendimin e popullit dhe u bëj thirrje të gjithëve në Skoci për ta pranuar vendimin demokratik të popullit të Skocisë”, tha Salmond, sot herët në mëngjes në Edinburg.

XS
SM
MD
LG