Ndërlidhjet

Rusia ka kritikuar referendumin në Skoci


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka kritikuar referendumin e mbajtur për pavarësinë e Skocisë, duke thënë se ‘nuk u janë përmbajtur kritereve Internacionale’.

Agjensia shtetërore e lajmeve në Rusi, ‘Ria Novosti’ citon Igor Borisov, kreun e një ekipi rus të vëzhguesve, duke thënë se votat janë numëruar në dhoma të cilat ishin shumë të mëdha, dhe se procedurat kanë pasur mangësi shumë serioze.


Sipas kësaj gazete, ekipi prej katër anëtarësh nga Instituti Publik i votimit të Moskës, kanë monitoruar votimin në Edinburg dhe në zona përreth.

Por analistët thonë se Rusia duket se e ka parë një votë "Po" si një mënyrë për të justifikuar aneksimin e vet ndaj Krimesë në mars, për të dënuar perëndimin për organizimin me ngut të këtij "referendumi".

XS
SM
MD
LG