Ndërlidhjet

Ban i bashkohet marshit klimatik në Nju Jork


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i është bahkuar një marshi protestues në Nju Jork, për të nxitur liderët botërorë që të ndërmarrin masa të menjëhershme për ndryshimet klimatike.

Marshi i së dielës, i cili është ndjekur edhe nga ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Al Gore, dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka qenë njëri nga organizimet që po bëhen në gjithë botën, në prag të samitit klimatik të OKB-së që mbahet më 23 shtator.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të jetë në mesin e 120 udhëheqësve në samitin e OKB-së.

Aktivistët kanë kritikuar liderët e vendeve me emitime të mëdha të karbonit, si Kina, India, Kanadaja dhe Australia, se vetëm dërgojnë përfaqësues në samite.

XS
SM
MD
LG