Ndërlidhjet

Skandal me mish të skaduar midis SHBA-së e Kinës


Ilustrim
Ilustrim

Një furnizues i mishit në Shtetet e Bashkuara ka thënë se do të pushojë shumicën e fuqisë punëtore nga një filial kinez, i cili akuzohet se ka shitur mish të skaduar për konsumatorët e KFC-së, McDonald's-it dhe restoranteve të tjera.

OSI Group ka thënë se do të pushojë 340 punonjës të kompanisë Shanghai Husi Food, e cila ka qenë nën hetime prejse një televizion në Shangai ka raportuar në korrik se firma në fjalë ka furnizuar me mish të skaduar.

Gjashtë punëtorë janë arrestuar në muajin gusht për prodhimin e produkteve pa standarde.

OSI Group ka thënë se një numër i vogël i punëtorëve do të mbahet në punë në Shangai, derisa hetimet të jenë duke u zhvilluar.

Ky grup po ashtu ka thënë se kompania ka përjetuar “humbje të konsiderueshme financiare dhe të konsumatorëve”.

XS
SM
MD
LG