Mediat shtetërore në Kinë raportojnë se së paku dy persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një seri e shpërthimeve në rajonin perëndimor Ksinjiang.
Sulmet kanë ndodhur në së paku tre lokacione të qarkut Luntai.
Ky i fundit ndodhet në pjesën qendrore të Ksinjiangut, rreth 360 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Urumqi.
Ksinjangu ka parë rritje të dhunës në muaj e fundit.
Autoritetet kineze fajësojnë ujgurët myslimanë të rajonit, duke thënë se kërkojnë përmbysjen e sundimit kinez.