Ndërlidhjet

Merkel e impresionuar me reformat franceze


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel,pas një takimi që ka zhvilluar me Kryeministrin francez, Manuel Valls, ka thënë se është ndierë e impresionuar nga reformat që Franca ka rimarrë, në përpjekjet për të reduktuar deficitin e saj buxhetor.

“Manuel Valls sapo më ka prezantuar reformat e ndërmarra nga vendi i tij, dhe mendoj se është mahnitëse mënyra e përpjekjeve”, ka thënë kacelarja gjermane.

Ajo ka shtuar se këto reforma do të jenë mundësi e mirë për Francën dhe se vlerësimin e tyre do ta bëj edhe Komisioni Evropian.

Valls, ka bërë vizitën e tij të parë si kryeministër në Gjermani, me ç’rast ka thënë se ‘Franca nuk është fëmiu i sëmurë i Evropës’, dhe se ajo i ka shumë seriozisht reformat.

XS
SM
MD
LG