Ndërlidhjet

Obama i shqetësuar, se si një i huaj arriti të hyjë në Shtëpi të Bardhë


Josh Earnest, sekretari për shtyp i Shtëpis së Bardhë
Josh Earnest, sekretari për shtyp i Shtëpis së Bardhë

Presidenti amerikan, Barack Obama ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me faktin se një i huaj, i pajisur me thikë, ka arritur që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, aty ku ai jeton me familjen.

Sekretari për shtyp i Obamës, Josh Earnest ka thënë se ‘Obama është shumë i shqetësuar’ se një njeri ka arritur të hyjë në Shtëpi të Bardhë, përmes hyrjës kryesore, pak minuta pasi që ai me familjën e tij ishin nisur për Kampin David’.

Megjithatë Earnest ka shtuar se Obama vazhdon të ketë besim të plotë tek Shërbimet Sekrete.

Ai nuk është përgjigjur direkt, nëse Obama ka kërkuar që forcat e sigurisë të zgjerohen në një perimetër më të largët rreth Shtëpisë së Bardhë.

“Shërbimi Sekret, është duke shqyrtuar politikat e saj, teknikën, nivelin e stafit dhe ndërveprimet e mëparshme, për të parë se si ai njeri ka mundur të futet në gardhin e Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë Earnest.

XS
SM
MD
LG