Ndërlidhjet

Vriten të dyshuarit për rrëmbimin e tre izraelitëve


Pamje e Jerusalemit
Pamje e Jerusalemit

Ushtria izraelite, njofton se dy palestinezët e dyshuar për rrëmbimin e tre adoleshentëve izraelit, në qershor, janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat izraelite.

Një zëdhënës ushtarak, ka thënë se dy palestinezët janë vrarë në Bregun Perëndimor, sot, më 23 shtator.

Rrëmbimi i adoleshentëve, në Bregun Perëndimor, shkaktoi një kërkim masiv, duke dërguar në arrestimin e qindra aktivistëve të grupit militant islamik ‘Hamas’ dhe përfundimisht duke shkaktuar luftën verore në Gaza.

Trupat e tre izraelitëve janë gjetur pas tri javësh.

XS
SM
MD
LG