Ndërlidhjet

Uashington: Inaugurohet busti i Havelit


Fotografia e Vaclav Havelit në qendër të Pragës (dhjetor 2013) në dyvjetorin e vdekjes së tij
Fotografia e Vaclav Havelit në qendër të Pragës (dhjetor 2013) në dyvjetorin e vdekjes së tij

Busti i presidentit të parë të Republikës Çeke, Vaclav Havel, do të inaugurohet më 19 nëntor, në Kapitoll Hill në Uashington.

Zyra e kryesuesit të Dhomës Përfaqësuese në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, John Bohner, mbrëmë ka njoftuar se “në 25 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, që e çliroi popullin e tij dhe ka çuar në zgjedhjen e tij si president, ne do të tubohemi për ta nderuar Havelin dhe të gjithaë ata që me sakrificën e tyre e ndihmuan rënien e Perdes së Hekurt”.

Në muajin mars, Dhoma Përfaqësuese unanimisht e ka miratuar rezolutën për ngritjen e bustës së Vaclav Havelit në Kapitoll Hill në Uashington, ku është selia e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Aty tashmë gjenden edhe shtatoret e personaliteteve Abraham Lincoln, George Washington dhe Winston Churchill.

XS
SM
MD
LG