Ndërlidhjet

Obama: SHBA-të nuk janë të vetmuara në luftë kundër militantëve


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha sot në Shtëpinë e Bardhë, se Amerika do të “lëvizë përpara për t‘i pajisur dhe stërvitur” luftëtarët e opozitës në Siri.

Mëtutje, gjatë fjalimit të tij të shkurtër, para se të nisej për të marrë pjesë në samitin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Obama theksoi se sulmet ajrore në Siri nga koalicioni ndërkombëtar, tregojnë se Shtetet e Bashkuara “nuk janë të vetmuara” në luftën kundër grupit esktremist të Shtetit Islamik (ISIL).

“Mbrëmë me urdhërin tim forcat e armatorura të Amerikës i kanë filluar sulmet kundër caqeve të ISIL-it në Siri. Sot, populli amerikan u falënderohet burrave dhe grave në uniforma për shërbimin e jashtëzakonshëm, përfshirë pilotët, që kanë fluturuar në këto misione me guxim dhe profesionalizëm, që ne mund ta presim nga ushtria më e mirë, të cilën bota ndonjëherë e ka njohur”, tha Barack Obama.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “do gjë të domosdoshme” për tu shkaktuar disfatë militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG