Ndërlidhjet

Abbas: Rezolutë e OKB-së për përfundimin e okupimit izraelit


Mahmud Abbas
Mahmud Abbas

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, thotë se do të kërkoj një rezolutë ndërkombëtare, me të cilën do të përcaktohej afati për përfundimin e okupimit izraelit të territorieve palestineze, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë javë.

Nëse Kombet e Bashkuara e refuzojnë kërkesën e tij, atëherë Abbas thotë se do të kërkoj anëtarësim në institucionet dhe agjencitë ndërkombëtare.

Ndihmësit e tij kanë thënë se në këto institucione do të përfshihej edhe Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Anëtarësimi eventual në këtë gjykatë potencialisht mund t’i hapë dyert për akuza për krime të luftës kundër Izraelit, për aksionet e tij ushtarake në Rripin e Gazës dhe për ndërtimin aktual të vendbanimeve hebreje në territoret e okupuara.

Fjalimi i zotit Abbas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pritet më 26 të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG