Ndërlidhjet

Obama: Koha që të veprohet për ndryshimin klimatik


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se klima po ndryshon më shpejtë se sa përpjekjet për ta shqyrtuar nxehjen globale.

Këto komente ai i bëri sot gjatë fjalimit të tij në samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimin klimatik. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë pjesën e vet të punës, por tha se asnjë vend nuk mund të kaloj pa u përfshirë në këtë betejë.

Obama tha se zilet e alarmit po bien, shtetasit po marshojnë, dhe tash është koha për gjithë botën t’i përgjigjet thirrjes.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do ta plotësojnë synimin e vet për ta shkurtuar ndotjen me karbon për 17% deri në vitin 2020, në krahasim me nivelet e vitit 2005.

Samiti i sivjemë i OKB-së ka për qëllim ta nxisë mbështetjen për Marrëveshjen për klimën globale, që pritet të nënshkruhet në Paris në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG