Ndërlidhjet

Erdogan: Turqia mund t’i bashkohet koalicionit kundër IS-it


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij mund të ofroj mbështetje ushtarake ose logjistike për sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kundër caqeve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Këto komente ai i bëri mbrëmë para gazetarëve në Nju Jork, ku merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pas sulmeve të para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe të xhihadistëve të tjerë në Siri.

I pyetur se si Turqia do të kontribuonte në këto operacione, Erdogan tha se “përfshihen të gjitha llojet e mbështetjes, përfshirë atë ushtarake dhe politike dhe logjistike”.

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Turqia kishte shprehur përkushtim për të marrë pjesë në koalicionin kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG