Ndërlidhjet

Britaniku i rrëmbyer nga militantët i dërgoi porosi familjes


Britaniku Alan Henning në një kamp të refugjatëve në kufirin ndërmjet Sirisë dhe Turqisë para se të rrëmbehej nga militantët
Britaniku Alan Henning në një kamp të refugjatëve në kufirin ndërmjet Sirisë dhe Turqisë para se të rrëmbehej nga militantët

Bashkëshortja e britanikut të rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik thotë se e ka marrë një audio mesazh nga burri i saj, Alan Henning, punëtor humanitar.

Zoti Henning ishte në përpbërje të një konvoji humanitar me furnizime mjeksëore për një spital në pjesën veriperëndimore të Sirisë, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur u rrëmbye nga persona të armatosur.

Javën e kaluar, ai ishte parë në një video të publikuar nga militantët e Shtetit Islamik, në të cilin paraqitej vrasja e shtetasit tjetër britanik, David Haines.

Në këtë video, një militant i maskuar tha se 47 vjeçari Henning, po ashtu, do të vritet, nëse kryeministri britanik, David Cameron, e mbështet luftën kundër militantëve.

XS
SM
MD
LG